← Krejt udhezuesit

Nje ide. Disa menyra me e tregu.

PERMBAJTJE · NGA HAKA · 3 MIN LEXIM

Ktheje nje pyetje te audiences ne video, karusel dhe Story.

Gjeje nje problem real

Merre nje pyetje qe ta ka bo nje klient ose ndjekes. Zgjedhe nje pike qe mundesh me e shpjegu me shembull.

Shkruaje idene me fjalet tua

Sheno problemin, menyren qysh e zgjidh, nje shembull dhe hapin e radhes. Kjo eshte baza qe ia jep AI.

Provoje kete prompt

Duke u bazu vetem ne shenimet e mia, krijo: nje skript per video 40-sekondeshe me hyrje, shpjegim dhe thirrje per veprim; nje karusel me 6 faqe; dhe 3 Story. Secili format le ta shpjegoje nje kend tjeter. Ruaje menyren teme te te folmes. Mos shpik rezultate ose komente klientesh. Shenimet: [vendosi ketu].

Pershtate para publikimit

Lexoje skriptin me ze. Ne karusel, jepi seciles faqe nje ide. Ne Story, hape nje bisede. Shiko ruajtjet, shperndarjet dhe pyetjet qe merr per me kuptu cka ia vlen me vazhdu.

Provoje edhe nje udhezues →